March 12, 2026
1 min read

Aksion në Prishtinë për heqjen reklamave pa leje nga hapësirat publike

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion për heqjen e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike, duke përfshirë sipërfaqet e gjelbëruara, trotuaret dhe shtyllat elektrike.

Sipas kësaj drejtorie, qëllimi kryesor i këtij aksioni është largimi i reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe më të sigurt për këmbësorët.

Inspektorati ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje.

“Aksioni do të vazhdojë deri në heqjen e të gjitha reklamave, ndërsa për të gjithë ata që rivendosin reklama pa leje do të shqiptohen gjoba”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më 12.03.2026. 

Latest from Blog

KQZ miraton planin e punës për vitin 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje me Planin Strategjik të
Go toTop