Vendin e destinuar për këmbësorë, po e zënë shoferët me makinat e tyre.
Por këta të fundit, për parkime në trotuare, nuk po shpëtojnë pa gjoba nga Policia në Gjakovë.
Gjobat sillen nga 40 e deri në 150 euro, varësisht si parkohen automjetet.
Dënime të tilla morën afro 2 mijë qytetarë për një javë prej kur policia në këtë qytet nisi këtë aksion me kërkesë të komunës.
E policia thotë se operacionin nuk do ta ndalë me kaq.