September 17, 2025
1 min read

Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka  ngritur aktakuzë kundër 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare, i cili arrin shifrën e 300 mijë eurove.

Aktakuza ka të bëjë me veprat penale në bashkëkryerje si: “Hyrja në sisteme kompjuterike’’ , ” Falsifikimi i dokumenteve, “Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi  i kartelave të bankës apo të kreditit’’.

“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione  financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi  arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, njofton kjo prokurori.

Latest from Blog

Go toTop