November 27, 2025
1 min read

Aktakuzë për krime lufte ndaj personit që vrau dhe dogji 5 familjarë në Istog

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.P., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, që dyshohet se e ka kryer  gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë.

Në prill të vitit 1999, T.P., akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje.

“Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur.” – njoftoi Prokuroria Speciale.

Gjithashtu, dosja thotë se i akuzuari së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop