October 8, 2025
1 min read

Aktgjykimi i Kushtetueses: Pa nënkryetarin serb Kryesia e paplotë dhe jokushtetuese, zgjedhja e tij e domosdoshme

Në pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se përfaqësimi i komuniteteve joshumicë përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues.

Pa zgjedhjen e tij, Kushtetuesja thotë se kryesia është e paplotë dhe jokushtetuese.

Tutje thuhet se zgjedhja e nënkryetarit serb është parakusht për konstituimin e kuvendit.

“Ashtu siç u theksua më lart, përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti Serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit.”

Latest from Blog

Go toTop