Aktori i njohur i Hollivudit, Vin Diesel, është liruar nga akuzat për sulm seksual të ngritura kundër tij nga ish-asistentja Asta Jonasson.
Padia ishte bërë për një incident që dyshohet se ndodhi në vitin 2010 në Atlanta, gjatë xhirimeve të filmit ‘Fast 5’.
Gjykata në Los Angeles e rrëzoi padinë, duke vendosur se ajo nuk mund të gjykohej sipas ligjit të Kalifornisë, pasi incidenti i supozuar ndodhi në një shtet tjetër.
Sipas padisë së Jonasson, ajo ishte në suitën e aktorit në hotelin ‘St. Regis’, kur dyshohet se ndodhën aktet e papërshtatshme. Megjithatë, gjykata nuk vazhdoi me gjyqin, duke e mbyllur zyrtarisht çështjen kundër Diesel.
Ky vendim shënon fundin e mosmarrëveshjes ligjore, duke konfirmuar se Vin Diesel nuk do të përballet me pasoja penale, ose civile për incidentin.