Aktorja kontraverse Tilly Norwood e ka provuar veten në muzikë dhe është bërë një yll popi me publikimin e videoklipit të saj të parë muzikor.
Por ka një gjë të veçantë: ajo nuk është një person i vërtetë.
Ajo është një “aktore” virtuale e krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale dhe që shkaktoi një bujë të madhe vitin e kaluar pasi u raportua se do të bëhej Scarlett Johansson ose Natalie Portman e ardhshme, gjë që aktoreve të Hollivudit nuk u pëlqeu.
Duket se krijuesi i saj ka vazhduar në atë drejtim, pasi ylli i gjeneruar artificialisht tani ka publikuar një videoklip muzikor, duke ndjekur një qasje të pazakontë për t’iu përgjigjur kritikave. Kënga e saj humoristike “Take the Lead”, e përshkruar si një “video komedi muzikore”, përmban tekste si: “IA nuk është armiku, është çelësi”.
Vitin e kaluar, lajmi se agjentët e talenteve dyshohet se po konkurronin për të nënshkruar një robot me inteligjencë artificiale shkaktoi reagime të ashpra në industrinë e argëtimit.
Aktorja Emily Blunt e quajti krijimin “të tmerrshëm”, ndërsa Whoopi Goldberg e përshkroi situatën si: “Keni të bëni me diçka që është gjeneruar duke përdorur 5,000 aktorë të tjerë”. Ylli i Scream, Melissa Barrera, shkroi me zemërim në Twitter: “Shpresoj që të gjithë aktorët që përfaqësohen nga një agjent që e bën këtë të përfundojnë të pushohen nga puna. Sa e neveritshme, e kuptoni.”
“Tilly është, dhe gjithmonë ka qenë, një mjet për të testuar mundësitë dhe kufijtë krijues të IA-së, jo për t’u marrë punë njerëzve”, tha Van der Velden. “Si aktore, më pëlqeu ta sjell Tilly-n në jetë për këtë video. Mendoj se të qenit në gjendje të përdorësh kapjen e lëvizjes në këtë mënyrë, për të mishëruar plotësisht një personazh IA-je, është një mënyrë e shkëlqyer për një aktore të paafirmuar si unë për t’iu qasur aktrimit.