November 13, 2025
1 min read

Aktorja tregon se përdori alkool për ta hequr frikën nga lartësitë

Sidney Sweeney u shfaq së fundmi në The Late Show me Stephen Colbert, ku zbuloi një mënyrë mjaft të pazakontë se si e përballoi frikën e saj nga lartësitë.

Për të guxuar të hidhej me parashutë, aktorja 28-vjeçare pranoi se u deh një natë më parë dhe u hodh nën ndikimin e alkoolit.

Prezantuesi tregoi një foto të yllit të Euphoria-s duke bërtitur ndërsa binte në ajër, e lidhur me një instruktor dhe e pyeti me shqetësim: “Pse do ta bëje këtë? Të pëlqejnë lartësitë?”

Sydney u përgjigj menjëherë: “Jo, kam frikë nga lartësitë”, duke shtuar se e gjithë përvoja ishte “e tmerrshme”.

Kur u pyet pse vendosi të ndërmerrte një sipërmarrje të tillë, aktorja shpjegoi se ky ishte “viti i saj i të provuarit gjëra të reja”. “Thjesht vendosa për t’u hedhur nga një aeroplan”, tha ajo duke qeshur.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop