Prime-i i 23-të i Big Brother u shoqërua me debate edhe me një rrëfim shumë emocionale nga Aurora dhe Suanita, të cilat treguan histori të dhimbshme familjare, fëmijërinë gjatë luftës dhe periudha depresioni. Ato u surprizuan nga familjarët me mesazhe mbështetëse.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe raporti mes Klodit dhe Elijonës, me akuza për manipulim nga banorët, ndërsa Elijona kërkoi që situata mes tyre të përfundonte.
Raporti Klodi – Elijona nën akuza
Një temë e fortë e mbrëmjes ishte raporti mes Klodit dhe Elijonës. Ludo dhe banorë të tjerë e akuzuan Klodin për manipulim, ndërsa Benita reagoi ashpër duke vënë në dyshim sjelljen e tij ndaj lidhjes jashtë shtëpisë. Alba shprehu dyshime se Klodi nuk ka fare lidhje jashtë. Në fund, Elijona kërkoi prerë që situata mes tyre të përfundonte.
Debate të forta
Prime-i u dominua nga debatet mes Labit, Ludos dhe Albës. Tema kryesore ishte rikthimi i akuzave ndaj Labit se ka fëmijë me një serbe, akuza të cilat ai i mohoi kategorikisht. Gjatë diskutimit u përfshinë edhe motrat Aurora dhe Suanita. Situata u tensionua aq shumë sa Labi shpërtheu emocionalisht dhe u detyrua të shkonte në dhomën e rrëfimeve, duke u shprehur “Marre ju qoftë”.
Prishja e miqësisë Labi – Ludo
Pas debateve të vazhdueshme, Labi deklaroi hapur se miqësia mes tij dhe Ludos ka marrë fund. Ai theksoi se nga ai moment loja do të vazhdojë individualisht dhe se përplasjet do të jenë direkte mes banorëve, pa aleanca të fshehta.
Rrëfime prekëse nga Aurora dhe Suanita
Prime-i solli edhe momente shumë emocionale. Aurora tregoi se prindërit kishin menduar ta falnin tek halla e saj, e cila jeton në Gjermani dhe nuk ka fëmijë. Halla dërgoi një mesazh prekës për motrat, duke u shprehur se Aurora është “çika e vëllait, por më shumë e imja”.
Suanita rrëfeu për dhimbjet e fëmijërisë gjatë luftës në Kosovë, për një periudhë të vështirë depresioni dhe për fejesën e saj katërvjeçare që përfundoi. Ajo u shpreh se ish-i fejuari ishte personi i duhur, por në kohën e gabuar, duke shtuar se po ta kishte njohur në moshën aktuale, do të ishin bashkë gjithë jetën. Gjatë rrëfimit, ajo këndoi edhe këngën “A vritet pafajësia”.
Pas këtyre rrëfimeve, Aurora dhe Suanita u surprizuan edhe nga motrat e tyre, të cilat u dhanë këshilla dhe mbështetje për lojën brenda shtëpisë.
Nominimet e javës
Banorët bënë nominimet e tyre, duke çuar në televotim tre banorë: Labinotin, Ludon dhe Kushtrimin.
Publikut i drejtohet pyetja “Kë doni të shpëtoni?”