January 13, 2026
1 min read

Alarm pas përmbytjeve, Zeneli: Rritet rreziku për shëndetin

Para disa ditësh, Kosova u përball me vërshime të shumta në shumë komuna të saj.

E gjendja vazhdoi të jetë e vështirë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Lidhur me këtë, profesori i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, tha se përmbytjet kërkojnë gjithnjë alarmim, pasi sipas tij, ato sjellin gamë të madhe dëmesh e madje edhe rrezik për sëmundje.

“Situata pas vërshimeve gjithmonë kërkon një alarmim, për shkak se pos dëmtimeve në aspektin ekonomik, vërshimet sjellin edhe një gamë të madhe të dëme, duke filluar nga ndotja e ujit, pastaj degradimi i tokës, ndotja e ekosistemit, pastaj potencialisht rritet gama për rrezik për shëndetin”, tha Zeneli.

Ndërkohë, ai tha se një ndër faktorët që kanë shkaktuar përmbytjet është edhe faktori njeri.

Latest from Blog

Go toTop