November 12, 2025
1 min read

Alarmi për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, nga policia thonë se nuk u gjet asgjë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shkollën në Bresje të Fushë Kosovës që dyshohej për mjet shpërthyes, nuk është gjetur asgjë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se për veprimet e mëtejshme janë në koordinim me prokurorinë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, njofton PK.

Latest from Blog

Go toTop