March 10, 2026
1 min read

Alba çka i ke bërë kështu vetes?

Ish-banorja e “BBVK”, Alba Pollozhani ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas publikimit të tri fotografive të reja, të cilat kanë nxitur shumë reagime.

Në imazhet e fundit, ish-banorja e “Big Brother” shfaqet me një pamje që për disa ndjekës duket ndryshe nga ajo me të cilën publiku ishte mësuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme.

Shumë përdorues kanë ngritur dyshime nëse ndryshimi i dukshëm vjen si rezultat i filtrave dhe efekteve fotografike, ndërsa të tjerë spekulojnë se Alba mund të ketë bërë ndonjë ndërhyrje estetike pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother”.

Megjithatë, deri tani Alba Pollozhani nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve dhe diskutimeve që kanë nisur në rrjet.

Pavarësisht spekulimeve, postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke dëshmuar se ajo vazhdon të mbetet një nga personazhet që tërheq më së shumti vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga reality show.

Latest from Blog

Go toTop