February 11, 2026
1 min read

Albin Kurti propozohet mandatar për Qeverinë

Presidentja e Republikës së Kosovës pritet sonte të nënshkruajë dekretin, për mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar propozimin, me emrin e Albin Kurtit.

“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.

Faleminderit qytetarëve për besimin!

Qeveria Kurti 3″ – shkroi Nagavci. 

Latest from Blog

Go toTop