February 5, 2026
1 min read

“Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Kosovës”, Krasniqi merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një postim në Facebook shkroi se aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës.

“Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale”.

“Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik”, shkroi ai.

Latest from Blog

Go toTop