Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet në orën 13:30, në Hollin e Kuvendit të Kosovës.
Në konferencë pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike në Kuvend, si dhe situata e krijuar për shkak të moskonstituimit të këtij institucioni.