February 9, 2026
1 min read

Ali Ahmeti: Mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve tanë në shtëpi

Ish-eprori i UÇK-së, njëherit kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë mbështetjen e fuqishme për marshin e 17 shkurtit ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ai ka pritur edhe në takim drejtuesit e platformës “Liria ka Emër”.

“Me kënaqësi të veçantë mirëprita drejtuesit e “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli. Gjatë takimit biseduam për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet. Mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve tanë në shtëpi është një mesazh i qartë uniteti kombëtar dhe dinjiteti. Drejtësi. Dinjitet. Liri”, ka shkruar Ahmeti.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop