Në Prime-in e mbrëmshëm është shfaqur një klip ku paraqiteshin disa veprime të Bias. Këto veprime u komentuan sikur Bia po bënte magji të zezë.
Sot, në emisionin “Ora Shtatë”, astrologia Antigona Kotorri tha se nga vendi ku ka prejardhjen banorja, pra në Rumani, magjia e zezë është shumë e zhvilluar.
“Vendi nga vjen kjo vajza, është shumë e zhvilluar magjia e zezë. Ajo e ka në kulturën e vet me bë këso rituale. Ato nuk bëjnë asgjë pos që frikësojnë njeriun e pastër e të padjallëzuar”, tha Kotorri.
Ndërkohë gazetarja Margareta Gjeraj, thotë se Bia nuk mund të ketë një aftësi të tillë.
“Po ta kishte do ta rregullonte së pari familjen e saj”, tha ajo.
Ndërkohë një shok i Bias, ka mbrojtur shoqen e tij, duke thënë se gjëra të tilla nuk bëhen para kamerave.