December 30, 2025
1 min read

Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve: Me padurim presim formimin e institucioneve

Ambasada Britanike në Kosovë, e ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e një procesi tjetër zgjedhor të rregullt të dielën.

Britanikët e presin me padurim formimin e institucioneve të reja.

Kështu thuhet në një postim të kësaj ambasade në Facebook.

“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”.

Latest from Blog

Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri

Ish-banorja e BBVK-së, Fjolla Morina ka gëzuar fansat e saj me lajmin e ri. Këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore. “Jam duke punuar
Go toTop