September 24, 2025
1 min read

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpërndan postimin e DASH: Trump i ndali 7 luftëra, mes tyre Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se ai personalisht i ka ndalur shtatë luftëra në botë, që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti amerikan i Shtetit, më pas, publikoi një fotografi në Facebook ku shkruan se “Presidenti Trump i përfundoi 7 LUFTËRA në vetëm 7 MUAJ”. Aty përmendet edhe një mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e shpërndau sot këtë postim.

“’PRESIDENTI I PAQES: 7 luftëra përfunduan në 7 muaj’ — President Donald J. Trump”, thuhet në përshkrimin e DASH.

Latest from Blog

Qeveria zgjedh kryesuesin e bordit të Telekomit

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës. Kryeministri Albin
Go toTop