September 25, 2025
1 min read

Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde në Kryeministri

Ambasada gjermane ka njoftuar për takimin lamtumirës që pat ambasadori Jorn Rohde me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Kryeministri.

“Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e tij të shërbimit të përkushtuar”, tha ambasada.

Për këtë takim të para dy ditëve kishte njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij”, u tha në njoftim.

Rohde i shkoi në zyre Kurtit pas letrës së BE’së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop