February 6, 2026
1 min read

Ambasadori britanik thotë se NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se roli i Kosovës shkon përtej sigurisë së brendshme duke theksuar se ajo mund të jetë partner edhe në sigurinë e Evropës.

Nga selia e NATO-s në Bruksel, ambasadori ka dhënë garancinë se Britania do të vazhdojë të punojë me, siç i ka quajtur ai, miqtë kosovarë që Kosova të kontribuojë edhe më tutje në sigurinë evropiane e që të bëhet pjesë e NATO-s.

“Roli i Kosovës shkon përtej sepse Kosova mund të luajë një rol si partner në sigurinë evropiane dhe unë kam parë vetë se personeli i sigurisë së Kosovës po punojnë drejt standardeve të NATO-s, ata kanë kryer disa trajnime të përbashkëta me Britaninë për t’i pajisur ata që të bëhen një partner vërtet i dobishëm, potencialisht në Ukrainë dhe në vendet tjera në Evropë”, ka thënë ai përmes një videoadresimi në Facebook.

Hargreaves ka theksuar se  Kosova ka ende punë për të bërë për t’i përmbushur standardet e NATO-s.

“Kosova ka shumë punë për të bërë. Duhet të vazhdojë të punojë në të qenit shoqëri demokratike e fuqishme, në të qenit shtet multi-etnik dhe të sigurohet se përmban standardet që NATO i kërkon nga të gjithë aleatët e tij”.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop