September 17, 2025
1 min read

“Ambienti” del me njoftimin për shpërthimin e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

Ndërmarrja Publike “Ambienti” njofton opinionin publik se një pjesë e deponisë së mbeturinave në Sferkë të Thatë është kapluar nga zjarri. Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm.

Ndërmarrja ka reaguar menjëherë, në bashkëpunim me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe tashmë situata është nën kontroll të plotë.

Falënderojmë njësinë e  Zjarrfikësve të Pejës, Policinë e Kosovës dhe operatorin tonë “Radoniqi Transport”, të cilët po e menaxhojnë situatën me profesionalizëm.

NP “Ambienti”, nën udhëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv, do të vazhdojë ta monitorojë situatën deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Latest from Blog

Blloku B1 del jashtë funksionit që në mëngjes

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”, bazuar në burimet e gazetares Altiana Zogaj, ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në

Zhduket një shtetase e huaj në Mitrovicë

Një grua, shtetase e huaj, dyshohet se është zhdukur në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, gruaja rezulton e zhdukur që nga 11 janari. “Me 12.01.2026 ankuesi mashkull kosovar
Go toTop