February 9, 2026
1 min read

Anëtarët e QNR-së në Drenas, nën ‘llupën’ e Prokurorisë për dallaveret me vota

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në kuadër të hetimeve intensive, nga dita e sotme ka filluar intervistimi të anëtarëve në qendrën e Numërimit  dhe Rezultateve, respektivisht për qendrën Komunale në Drenas.

Këto veprime, sipas Prokurorisë, po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do  t’i  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rasti. Prokuroria Themelore në Prishtinë do ta mbajë të informuar opinionin publik lidhur me të gjitha zhvillimet e mëtejshme në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop