November 4, 2025
1 min read

Angli: 22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë të fshehur në tigan

Një 22-vjeçar shqiptar, Ervis Doksani, është dënuar në Brighton të Anglisë për trafik droge të klasit A, pas një hetimi të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Ai u arrestua mbrëmjen e 2 tetorit, pasi oficerët e kishin vëzhguar gjatë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me persona të ndryshëm, çka ngriti dyshime për përfshirjen e tij në aktivitet të paligjshëm me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti Doksanit 12 qese me kokainë të fshehura brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh. Hetimet çuan më tej në apartamentin ku ai qëndronte, në Dyke Road të Brighton-it, ku u zbuluan edhe 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e së cilës ishte vendosur në një tigan, si dhe rreth 1,000 paund para kesh.

Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha se ky dënim është një goditje e rëndësishme ndaj trafikut të drogave të rënda, raporton JOQ.

“Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona. Drogat e klasit A shkatërrojnë jetë dhe komunitete, dhe NCA do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim,” deklaroi ajo.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop