October 24, 2025
1 min read

Ankesa e mbrojtjes: ZPS nxiton ta dënojë Thaçin në rastin e dytë

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, do të udhëtojë drejt Hagës pas disa javësh.

Ai më 19 nëntor do të japë dëshmi për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Pritet që flasë për 8 fusha, por assesi të rrëfejë detaje sekrete.

Por, këtë rast e ka vështirësuar procesi i dytë që sipas avokates të ish-presidentit Hashim Thaçi, do duhet të shtyhej e veçohej.

Sophie Menegon thotë se arsyeja pse ZPS po synon të fillojë sa më herët me gjykimin është që të dënohet Thaçi, para përfundimit të rastit të parë.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop