March 9, 2026
1 min read

Anulohet tenderi për uniformat e Policisë së Kosovës, mbi 200 mijë euro të pa shfrytëzuara

Nga buxheti i shtetit ishin ndarë hiç më pak se 211,600.00 euro për Policinë e Kosovës, kjo me qëllim që zyrtarët policore të furnizohen me rroba dhe këpucë.

Megjithatë, përmes E- prokurimit është njoftuar se është anuluar procedura e prokurimit lidhur me këtë furnizim.

Në njoftim po ashtu, tregohen arsyet e anulimit të procedurës së prokurimit publik.

“Një shkelje e LPP-së ka ndodhur apo do të ndodhë në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimi”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse për të njëjtin furnizim do të bëhet rishpallja e një tenderi.

Latest from Blog

Kosovarët të zhytur në kredi

Kamatat e larta në Kosovë, nuk e kanë ndalur kërkesën për kredi në Kosovë. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave të Kosovës, në vitin 2025 janë lëshuar kredi të reja mbi
Go toTop