December 31, 2025
1 min read

Ardian Gola para Kusari-Lilës në Gjakovë, ka mbi 600 vota më shumë

Nga rreth 80 për qind të votave të numëruara, tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, dhe AAK-ja me 6.

Top pesë më të votuarit e secilës parti nuk kanë lëvizur, duke qëndruar pothuajse në pozitat e njëjta. Megjithatë, garë ka edhe brenda subjekteve politike.

Në Gjakovë, Ardian Gola e Mimoza Kusari-Lila kanë qenë afër me vota.

Por Gola ka arritur tash të dalë para koleges, me 612 vota më shumë.

Ish kryetarja e Gjakovës aktualisht ka 9 mijë e 263 vota e para tij.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop