August 12, 2026
1 min read

Arian Tahiri: Gjendja politike është alarmante, Kuvendi duhet të funksionalizohet

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se situata aktuale politike në vend është tepër shqetësuese.

Ai ka paralajmëruar për krijimin e një gjendjeje që, sipas tij, mund të çojë drejt anarkisë, duke bërë të ditur se PDK-ja i është drejtuar zyrtarisht kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, me kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive.

Tahiri ka theksuar se deputetët e PDK-së dhe Aleancës janë të gatshëm të kryejnë detyrën e tyre, pasi mandati u është dhënë nga qytetarët. Sipas tij, mosfunksionalizimi i Kuvendit dhe mosrespektimi i Kushtetutës krijojnë precedent shqetësues për funksionimin e shtetit.

Ai ka kërkuar që seanca të vazhdojë dhe Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues i vendit, të fillojë funksionimin normal.

Latest from Blog

Go toTop