Lidhja e Historianëve, dega në Deçan, ka propozuar Armend Mehajn si kandidat për president të Republikës së Kosovës.
Përmes një shkrese drejtuar krerëve të subjekteve politike, Lidhja ka paraqitur kandidaturën e Mehajt dhe ka shpjeguar arsyet që, sipas tyre, e bëjnë atë një emër të përshtatshëm për këtë pozitë.
Në letrën e dërguar u është bërë thirrje Albin Kurtit, Bedri Hamzës, Lumir Abdixhikut dhe Ardian Gjinit që ta shqyrtojnë propozimin për kandidaturën e Armend Mehajt.
Sipas Lidhjes së Historianëve, Mehaj po propozohet si një kandidat konsensual për postin e presidentit të Kosovës, ndërsa në dokumentin e bashkëngjitur janë paraqitur më në detaje biografia, përvoja profesionale dhe angazhimi i tij institucional.
Në shkresë theksohet se kandidatura e tij mund të shërbejë si një mundësi për arritjen e një konsensusi politik dhe institucional lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
“Përmes kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell shkresën e bashkëngjitur, përmes së cilës propozohet z. Armend Mehaj si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresë.
Lidhja e Historianëve ka vënë në pah rëndësinë që ka posti i presidentit të Republikës së Kosovës, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një figurë e cila mund të përfaqësojë unitetin, stabilitetin dhe interesin shtetëror.
Në këtë drejtim, krerëve politikë u është bërë thirrje që propozimin ta trajtojnë me vëmendje dhe seriozitet, duke marrë parasysh edhe rrethanat politike dhe institucionale në vend.
Në dokumentin e përcjellë janë përfshirë të dhëna më të hollësishme rreth profilit të Armend Mehajt, përvojës së tij profesionale dhe institucionale, si dhe argumentet që janë paraqitur në mbështetje të kandidaturës së tij për kreun e shtetit.