January 15, 2026
1 min read

Arratisja e Altin Ndocit, Softa: Forcat policore do duhej të ishin përforcuar

Altin Ndoci, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri është arratisur nga reparti Infektiv në Spitalin e Durrësit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor ditën e 13 janarit.

Fillimisht, Ndoci ishte përleshur me zyrtarët policorë që e shoqëronin, njërin prej të cilëve e ka goditur me grusht, dhe më pas ka përfituar nga momenti dhe është larguar me shpejtësi nga spitali.

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, tha se i dënuari i akuzuar për vrasje, cilësohet person me rrezikshmëri të lartë, dhe sipas tij, shkalla e sigurisë së tij gjatë shoqërimit në spital do duhej të ishte më e përforcuar.

“Së pari, kemi të bëjmë me një person me shkallë të lartë rrezikshmërie, një person i cili është akuzuar për vrasje, i përfshirë më parë në trafikim të lëndëve narkotike. Ky është elementi i parë ku tregon që shkalla e sigurisë së tij, dhe shoqërimi i tij do të duhej të ishte i përforcuar”, tha Softa në emisionin “Kosova Today”.

Lidhur me rastin, tetë zyrtarë të Burgut të Durrësit janë arrestuar, të cilët dyshohet se janë të implikuar në arratisjen e Ndocit, derisa është shkarkuar edhe drejtori i burgut, Indrit Cerolaj.

Latest from Blog

Go toTop