January 16, 2026
1 min read

Arrestohen dy burra në Viti, dyshohet se kanë kryer vjedhje në shkolla

Dy burra janë arrestuar në fshatin Smirë të Vitisë, të dyshuar për përfshirje në tri raste të vjedhjeve të rënda në shkolla.

Njësitet policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në  dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive (sendeve të vjedhura në shkolla).

Me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intensive në teren lidhur me tre raste të vjedhjeve të rënda në shkolla, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njësitet policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në  dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive (sendeve të vjedhura në shkolla). Me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Latest from Blog

Go toTop