Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy shtetas të huaj në aeroportin “Adem Jashari”.
Ekipet e rendit u njoftuan rreth orës 18:40 se dy shtetas të huaj po tentonin të udhëtonin me dokumente të falsifikuara, shkruan Demantim.com
Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.
Të dy u intervistuan dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.