September 9, 2025
1 min read

Arrestohen dy persona për prerje të pyjeve në Kaçanik

Policia në Kaçanik ka njoftuar se ditën e sotme ka arrestuar një 31-vjeçar dhe një 34- vjeçar  për prerje të pyjeve në këtë qytet.

Policia bën të ditur se të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut.

Policia ka reaguar, por të dy të dyshuarit nuk janë ndalur në vendngjarje, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes, policia po ashtu ka sekuestruar disa prova: një automjet Nissan i ngarkuar me dru, një motor-sharrë dhe një telefon.

“Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kujdestar.

Rreth orës 15:00, të dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë,  me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, shkruhet në komunikatën për media.

Latest from Blog

Go toTop