March 2, 2026
1 min read

Arrestohen dy shtetase vietnameze për ushtrim prostitucioni në Tiranë

Këtë të hënë policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase vietnameze pasi dyshhet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”, Tiranë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ilegal chat”, u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe.

“Arrestohen 2 shtetase vietnameze, të cilat, për të kryer këtë veprimtari kriminale, komunikonin me shtetas të ndryshëm, në rrjete sociale.

Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Ilegal chat”. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Latest from Blog

Go toTop