February 24, 2026
1 min read

Arrestohen dy veteranë në Serbi, planifikonin të vrisnin Vuçiqin, gruan dhe fëmijët e tij

Mbrëmë dy burra janë arrestuar nën dyshimet se po përgatitnin një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.

Aksioni ndaj D.R. dhe M.R. u krye nga policia serbe në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit.

“Ata dyshohet se, në periudhën nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, kanë organizuar një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë dhe përmbysjen e organeve më të larta shtetërore. Për këtë qëllim, ata organizuan blerjen e armëve dhe një sulm ndaj jetës dhe trupit të Presidentit të Republikës së Serbisë, gruas dhe fëmijëve të tij me qëllim privimin e tyre nga jeta, si dhe një sulm ndaj anëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë me qëllim që t’u shkaktonin dëmtime trupore”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë mbrëmë.

Latest from Blog

Lumir Abdixhiku kandidat për President?

Tema e zgjedhjes së Presidentit, u diskutua edhe sot. Nga panelistët u dhanë versione të ndryshme rreth skenarëve dhe emrave që mund të propozohen. Gazetari Vullnet Krasniqi, bëri një supozim se lideri
Go toTop