August 11, 2026
1 min read

Arrestohen pesë persona pas një përleshjeje në Ferizaj

Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ndodhi gjatë natës në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

Si pasojë e incidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre, pas trajtimit në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit ka pranuar se gjatë përleshjes ka përdorur një kaçavidë, me të cilën dyshohet se ka goditur njërin nga të lënduarit. Kaçavida është sekuestruar si provë, ndërsa policia ka siguruar edhe pamjet e incidentit.

Të arrestuarit janë D.A., E.A., A.N., O.A. dhe A.A., ndërsa rasti është iniciuar për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Latest from Blog

Go toTop