October 23, 2025
1 min read

Arrestohet gjyqtari serb i Euroligës, i dyshuar për krim të organizuar 

Policia serbe ka arrestuar gjyqtarin e njohur të basketbollit në Euroleague, Uros Nikolic, në kuadër të një operacioni të madh kundër një grupi të krimit të organizuar të quajtur “Vracarci”.

Nikolic, 40 vjeç, u arrestua në Beograd bashkë me 10 persona të tjerë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 250 mijë euro para të gatshme, shufra ari dhe një orë luksoze.

Autoritetet dyshojnë se ai ka vepruar si mbështetës financiar i grupit.

Nikolic është një nga gjyqtarët më të njohur në rajon, me përvojë në Euroligë, ABA Ligë dhe kampionatin serb, por karriera e tij ka pasur edhe disa incidente të diskutueshme. Arrestimi i tij ka tronditur komunitetin e basketbollit në Evropë.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop