Në Rusia është arrestuar ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Ruslan Tsalikov, i dyshuar për korrupsion, përvetësim të fondeve publike dhe pastrim parash.
Sipas mediave, hetimet lidhen me keqpërdorimin e burimeve financiare në sektorin e mbrojtjes. Tsalikov ka qenë zëvendësi i parë i ish-ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe konsiderohej një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij.
Autoritetet ruse pritet të hetojnë kontratat shtetërore dhe shpërndarjen e fondeve të mëdha të mbrojtjes, ndërsa nuk përjashtohet që rasti të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë.