September 10, 2025
1 min read

Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar lirumin e menjëhershëm të kameramanit Jetmir Muji nga portali Paparaci, i arrestuar sot në Prishtinë.

AGK tha se është njoftuar nga ky medium se Muji aktualisht gjendet në stacionin policor Qendër në Prishtinë dhe me shqetësim i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës ta lirojë atë.

“Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet. AGK-ja e konsideron arrestimin të paligjshëm, arbitrar dhe abuzim nga ana e Policisë së Kosovës.

Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.

Latest from Blog

Go toTop