October 31, 2025
1 min read

Arrestohet në Lipjan, një 30-vjeçar i dënuar për mashtrim

Një 30-vjeçar është arrestuar në Gllogoc të Lipjanit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale” Mashtrimi”.

I njëjti, sipas organeve të rendit, ishte i duar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën e lartcekur.

“Drejtoria Rajonale e Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, sot nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor të Lipjanit në fshatin Gllogovc, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:A.A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale ‘Mashtrim’”, ka njoftuar Polivia.

Pas arrestimit nga ana e policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Latest from Blog

Alba përlotet, çfarë ndodhi me të?

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 u lëshua kënga “All of me” e John Legend. Teksa banorët kënduan njëzëri, në sy ra Alba e cila u përlot. Ajo është parë
Go toTop