Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim dhe i dënuar me dy vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit në Facebook, gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e të dyshuarit.
Personi me inicialet V.C., 69 vjeç, ishte i dënuar me dy (2) vite burgim për tentim vrasje. Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin gjyqësor.
Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmoi përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.