November 24, 2025
1 min read

Arrestohet një i dyshuar për raste të vjedhjeve në Gjakovë

Të dielën rreth orës 09:30, Policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin E.F., mashkull i moshës madhore, i cili dyshohet për përfshirje në dy raste, “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”. I dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Objekt i vjedhjeve kanë qenë kryesisht mjete pune, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti i ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, njësiti i hetimeve ka realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt me rastet e vjedhjes.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa nga mjetet e dyshuara, të cilat më pas i janë kthyer pronarit legjitim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vazhduar me veprime profesionale dhe të pandërprera në shërbim të qytetarëve.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop