March 13, 2026
1 min read

Arrestohet një i mitur në Lipjan, dyshohet për 12 vjedhja të rënda

Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhur më 03.03.2026, rreth në një shtëpi në fshatin Torinë, ku është raportuar se janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e parave, transmeton IndeksOnline.

Pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policorë, kanë arritur që të identifikonin dhe arrestonin personin e dyshuar (i mitur), i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për se paku 12 vepra të natyrës së njëjtë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar te cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste.

Latest from Blog

Fundjavë me mot pranveror

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore. Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri
Go toTop