Një person është arrestuar në Shtime, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime femër kosovare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.