November 25, 2025
1 min read

Arrestohet një person, paraqiti dokumentacion në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bërë të diur se ka finalizuar një hetim disa mujor lidhur me dyshime për parregullsi në një aktivitet të prokurimit publik në rajonin Gjilanit.

Dyshohet se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion në kundërshtim me kërkesat ligjore të prokurimit publik.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se dokumentet e paraqitura kanë qenë të pasakta ose të paqena me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Në komunikatën e policisë thuhet se personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtjes së tij ligjore.

“Bazuar në veprimet hetimore është krijuar dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. Pas intervistimit, prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Limi e ledhaton dhe ia puth dorën Dolces!

Limi dhe Dolce nga minuta në minutë sa po afrohen më shumë. Edhe mbrëmë, edhe gjatë ditës së sotme, dyshja kanë ndarë momente intime me njëri-tjetrin, si nga fërkimi i këmbëve, pastrimi

Suanita nis ditën në dush

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, Suanita, ka nisur ditën sot me një dush të shpejt. Derisa edhe pse banore e re, ajo është përfshirë në shumë debate.

Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin

Klubi basketbollistik ‘Go+Peja’ e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. Klubi verdhezi
Go toTop