October 20, 2025
1 min read

Arrestohet një polic në Prizren për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Prizren, nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas IPK-së, i njëjti është ndaluar dhe supenduar.

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop