August 13, 2026
1 min read

Arrestohet personi që dyshohet se kërcënoi Ramush Haradinajn

Policia ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Arrestimin e ka kryer Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

I dyshuari është identifikuar si Skender Llugiqi.

Latest from Blog

Go toTop