March 13, 2026
1 min read

Arsenali synon të mbajë yllin Rice, nis negociatat për rinovim kontrate

Arsenali ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës së mesfushorit Declan Rice, kështu raporton “BBC”.

Ylli anglez aktualisht ka kontratë me klubin nga Londra Veriore edhe për dy vite, megjithëse Arsenali ka opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për 12 muaj të tjerë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit synojnë të sigurojnë që Rice t’i kalojë vitet e tij më të mira në “Emirates Stadium” dhe që kontrata e re të reflektojë statusin e tij brenda skuadrës.

Aktualisht, 27-vjeçari fiton rreth 240,000 funte në javë, ndërsa Bukayo Saka përfiton rreth 300,000 funte në javë pas nënshkrimit të kontratës së tij të re.

Bisedimet me Rice janë ende në fazat fillestare dhe nuk është vendosur ndonjë afat kohor për përfundimin e negociatave.

Rice thuhet se është i lumtur në Londër, kësisoj pritet që marrëveshja të kompletohet lehtë mes dy palëve për një kontratë afatgjatë.

Latest from Blog

Fundjavë me mot pranveror

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore. Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri
Go toTop