September 24, 2025
1 min read

Asamblistja e LDK-së: Djali i Fehmi Kupinës dhe disa persona të afërt të tij sulmuan asamblistin Sami Salihu

Një akt dhune ka ndodhur në Komunën e Prishtinës, pas mbledhjes së rregullt, ku dështoi edhe miratimi i buxhetit, pasi nuk kishe korum.

E, sipas asamblistes së LDK-së në këtë komunë, Fiknete Bejta, djali i Fehmi Kupinës bashkë me disa persona të afërt të tyre, kanë sulmuar asamblistin e LDK-së, Sami Salihu, shkruan Demantim News.

“Ky sulm, i kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, z. Fehmi Kupina, është jo vetëm një dhunë e paprecedentë ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve, por edhe një goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Kryeqytetit” tha ajo.

Po ashtu LDK në Prishtinë thotë se e dënon sulmin ndaj Salihut dhe shpreson që organet e rendit të kryjenë punën e tyre.

Latest from Blog

Përfundon afati kalimtar në basketboll te meshkujt

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt për basketbollistët vendorë. Sigal Prishtina ka rikthyer Jon Ismajlin nga Vëllaznimi, derisa me vendor u
Go toTop