January 30, 2026
1 min read

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji”, reagon Meta pas vendimit të Apelit

Apeli i GJKKO e ka rrëzuar sot kërkesën e ish-presidentit shqiptar, Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Pas vendimit ka reaguar vetë ai, i cili shprehet se ‘po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit të tim’.Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet prej më shumë se një viti në qeli.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim.

Për më shumë komunikojmë nesër.”, deklaron Meta.

Latest from Blog

Certifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të dy qenve policorë, një nga Policia e Kosovës dhe një nga Policia e Shqipërisë, të siguruar si donacion nga
Go toTop